75 Mall Live Search
23:08 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

Yamal shpëton Barçën, realizoi supergol për ta barazuar rezultatin

Skuadra e Barcelonës ka barazuar ndaj Granadas me rezultatin 3:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në La Liga.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht Yamal shënoi për ta kaluar ekipin e tij në epërsi dhe më pas rezultatin e barazoi Sanchez, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, Granada shënoi për 1:2 në minutën e 60’të, por vetëm pas tri minutava, Robert Lewandowski barazoi shifrat në 2:2.

Tri minuta më pas, Miquel shënoi për 2:3, kurse Yamal me një gol tejet të bukur barazoi shifrat në 3:3.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 51 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Granada në pozitën e parafundit me 13 pikë./Indeksonline/