Gra dhe burra vizionarë nga Janjeva hyjnë në botën e sipërmarrjes

Janë nënshkruar marrëveshjet me 20 individë të cilët do të përfitojnë nga Skema e Granteve për të filluar biznese të reja ose për të zgjeruar ato ekzistuese, duke hapur rrugën për një të ardhme më të ndritshme ekonomike në Janjevë.
Kjo po bëhet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si shtytës për Ringjalljen Ekonomike të Janjevës” me financues Ministrinë e Kulturës dhe Bashkimin Europian në Kosovë dhe partnerin zbatues UNDP.

Përmes këtyre sipërmarrësve rritet punësimi ndërkohë që puna e tyre nuk ka të bëjë vetëm me biznesin, por edhe me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, nxitjen e turizmit dhe nxitjen e ndjenjës së krenarisë për historinë dhe traditat e pasura të Janjevës.