Loredana tmerrësisht e dashuruar, publikon momentet më të bukura me Adeyemi-n

‘Shën Valentini’ është dita që i dedikohet të gjithë të dashuruarve.
Urime, dhurata, përqafimet nuk do të mungojnë sot, por aq sa edhe dedikimet romantike.
E ditën e sotme tmerrësisht e dashuruar e ka nisur ditën edhe reperja e njohur shqiptaro-gjermane, Loredana Zefi.
Ajo e ka uruar partnerin e saj Karim Adeyemi me një video ku përmbledh momentet e tyre më të ëmbla të lidhjes.
“Mendoj se ti meriton më tepër se një këngë për Shën Valentin”, shkruan ajo në videon e postuar./Indeksonline/