75 Mall Live Search
15:36 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2024 / G T

Barcelona ka një ofertë 60 milionëshe për De Jongin

Mesfushori i Kombëtares së Holandës, Frankie De Jong ishte afër të largohej nga Barcelona gjatë mini-afatit të janarit.

Gazetari, Gerard Romero shkruan se futbollisti holandez mori një ofertë nga Tottenham Hotspur dhe madje ende e ka në tavolinë, shkruan Indeksonline

Oferta e Spurs në drejtim të De Jongit thuhet se është 60 milionë euro.

De Jong me Barcelonën ka zhvilluar 16 ndeshje në La Liga, ka shënuar një gol.

Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 80 milionë euro./Indeksonline/