Pioli para ndeshjes me Rennes: Duam të fitojmë Europa League

Milani nesër luan ndeshjen e parë të 1/16 së Europa League.
Kuqezinjët janë nikoqire e skuadrës franceze, Rennes, ndeshje e cila zhvillohet në ”San Siro”, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli në konferencën për shtyp tha skuadra e tij është e përgatitur për këtë ndeshje.
Ai deklaroi se dëshiron ta fitoj Europa Leaguen me Milanin, por përmendi edhe tri skuadra tjera që shihen si favorite këtë sezon.
“Nuk ka skuadra të lehta në këtë nivel. Kemi patur shumë kohë për të studiuar Rennes. Janë një skuadër e talentuar, duhet të përballemi me ta me shumë vëmendje dhe kujdes.
Europa League është një kompeticion shumë i rëndësishëm. Sigurisht që është poshtë Championsit, por ka skuadra si Liverpool dhe Bayer Leverkusen.
Milani nuk e ka fituar kurrë Europa League, duam të jemi ambiciozë dhe ta fitojmë. Por, favoritët janë Liverpooli, Leverkuseni dhe Atalanta.
Gjithsesi, për ne është shumë e rëndësishme ta kalojmë Rennes. Kam parë 8 ndeshje të tyre, ndihmësit e mi edhe më shumë. Jemi përgatitur shumë mirë.”, deklaroi Pioli./IndeksOnline/