Shpërndarja e fletushkave në veri, policia interviston dy serbë
Persona të panjohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme në veri, kanë shpërndarë fletushka që tregojnë instruksione se si duhet vepruar serbët, kur shohin patrullën e policisë, si duhet vepruar kur shohin shërbyesin civil, si është më së lehti të thyhet automjeti i policisë, e gjithashtu kanë dhënë edhe udhëzim se si të bëhet një koktej molotovi.
E në lidhje me këtë Policia e Kosovës kishte nisur hetimet .
Burime të “Indeksonline”, bëjnë të ditur se në stacionin e policisë në veri, aktualisht janë duke u intervistuar dy serbë, të dyshuar për shprendarjen e këtyre fletushkave.
“Aktualisht jane duke u intervistu dy serb në stacionin e policisë në veri, për shpërndarje te fletushkave”, ka thënë ky burim për Indeksonline.

