75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 15 Shkurt 2024 / G T

Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, arrin marrëveshja me klubin e ri

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati është afër të rikthehet në futbollin kroat.

Kastrati ka arritur marrëveshjes me NK Lokomotiva Zagreb, shkruan Indeksonline

25-vjeçari është pjesë e Fehervar në Hungari, ku gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 18 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asiste.

Kujtojmë që Kastrati ka qenë pjesë e Lokomotivës gjatë viteve 2018-2020 dhe pas ishte transferuar në Dinamo Zagreb.

Futbollisti kosovar në sajtin e njohur “Transfermarkt” ka vlerën prej 500 mijë euro./Indeksonline/