Sot zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Sot do të zhvillohen tri ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan, ku skuadra “kuqebardhë” e pret në shtëpi Prishtinën, shkruan Indeksonline
Gjyqtari kryesor në këtë duel do të jetë Eridon Podvorica, kurse ndeshja nis nga ora 13:00.
Takim interesant pritet të jetë edhe ajo mes kampionit në fuqi, Ballkanit dhe Feronikeli ’74.
Gjyqtar kryesor në këtë duel do të jetë Genc Nuza.
Kurse përballja tjetër është ajo mes Lirisë së Prizrenit dhe Dritës. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaqi” nga ora 13:00. Gjyqtari kryesor do të jetë Gramos Shala.
Të shtunën nuk do të ketë ndeshje për shkak të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kurse të dielën do të zhvillohen dy: Malisheva pret Fushë Kosovën dhe Llapi – Dukagjini./Indeksonline/
