75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / G T

Zyrtare: Jurgen Klopp trajneri i muajit në Premier League

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shpallur më i miri i muajit janar në Premier League.

Gjermani fitoi këtë çmim për shkak të rezultateve fantastike që pati gjatë muajit kaluar me “The Reds”, shkruan Indeksonline

Klopp mposhti kundërshtarët e tij, Mikel Arteta, Rob Edwards dhe Pep Guardiolan.

Kujtojmë që me këtë çmim të fituar, Klopp futet në top-5 trajnerët me më së shumti çmime në Premier League (10), duke barazuar kështu David Moyes./Indeksonline/

Image