75 Mall Live Search
19:21 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Nënshkruhet memorandumi, mbi 1 milion euro për ndërrimin e fushës në “Fadil Vokrri”

Ministri nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka njoftuar për nënshkrimin e memorandumit me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai nuk dha një datë për nisjen e punimeve, por tha se puna në stadiumin e kryeqytetit do të nisë së shpejti.

Sipas njoftimit, MKRS-ja dhe FFK-ja do të inivestojnë 1.3 milionë euro për rindërtimin e fushës. Siç dihet, në “Fadil Vokrri” do të bëhet ndërrimi i fushës në hibrid.

Njoftimi i plotë nga ministri Çeku:

“Sot kemi nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milion euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri. Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

Vazhdojmë me shumë punë të mira anekënd Kosovës për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit”.