Arsenali i frikshëm, “shkatrron” skuadrën e Aro Muriçit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim në javën e 25-të në Premier League, pasi mposhti 0:5 Burnleyn.
Ekipi i Mikel Artetas tregoi “dhëmbët” qysh në pjesën e parë, me dy gola të shënuar nga Odegaard dhe Saka, shkruan Indeksonline
Tri gola “Topçinjtë” i shënuan edhe në pjesën e dytë, me anë të: Bukayo Saka, Trossard dhe Kai Havertz.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 55 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se lideri Liverpooli (57)./Indeksonline/