75 Mall Live Search
10:09 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / S Z

Arrestohen pesë persona në Prishtinë/ U rrahen mes vete, dy nga ta u theren me thikë

Pesë persona janë arrestuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në mes veti janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje thuhet se dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje.

Rr. Luan Haradinaj-Prishtinë / 17.02.2024 – 04:50. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.