75 Mall Live Search
21:57 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / G T

Sky Sport: Tuchel vazhdon me Bayern Munich

Skuadra e Bayern Munich pësoi një tjetër humbje në Bundesliga, pasi u mposht nga Bochumi me rezultatin 3:2.

Pas kësaj humbje u raportua se Thomas Tuchel mund të shkarkohet nga posti i trajnerit, shkruan Indeksonline

Megjithatë, Sky Sport thotë se bordi bavarez ka vendosur të vazhdoj me teknikun gjerman dhe s’e kanë në plan shkarkimin.

50-vjeçari ka kontratë me kampionin gjerman deri në vitin 2025.

Tuchel te Bayerni kaloi gjatë vitit 2023, kështu në sezonin e kaluar ai fitoi titullin e Bundesligas./Indeksonline/