75 Mall Live Search
23:19 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / MSH

Stresi përkrah protestën e Sali Berishës: Nuk e keni gjatë, jo!

Reperi Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, nuk ka nguruar asnjëherë të shprehë përkrahje publike për kryedemokratin në Shqipëri, Sali Berishën.

Partia e këtij të fundit organizoi sot një protesët të madhe në Tiranë, me temë kryesore “Rithemelimin”.

Protesta zuri vend përgjatë qendrës së Tiranës, teksa kur u poziciconua përballë Krymeinistrisë, situata eskaloi me gurë dhe molotov.

Përkrahës i kësaj proteste ishte edhe Stresi.

Ai ka postuar në storjen e tij në “Instagram” një foto nga lart të protestës, ku shihet edhe numri i madh i pjesëmarrësve.

“I bijt e komunistave se keni te gjate jooooo!!” shkroi Stresi në fotografi, duke i bashkangjitur edhe “emojin” e dy gishtave, që është simbol i partisë së Sali Berishës.