Hedhja e gazit lotsjellës, Konjufca del sot përpara gjykatës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca ndaj kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Kryeparlamentari sipas aktakuzës, akuzohet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të 10 gushtit 2016, në cilësi të deputetit, ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi brenda.
Atë ditë në seancë merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Valdete Bajrami, Sllobodan Petroviq dhe Pal Lekaj.
Ky i fundit do të jetë i pranishëm sot në seancë, në cilësinë e dëshmitarit.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 10:00, raporton Indeksonline.