75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / G T

Llapi “fërkon” duart, Ballkani mposhtet nga Drita

Skuadra e Dritës ka shënuar një fitore të madhe në javën e 21-të në Superligën Kosovës.

Klubi nga Gjilani mposhti kampionin në fuqi, Ballkanin me rezultatin minimal 1:0 në stadiumin me bari sintetik, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi Juan Mesa në minutën e 62’të, pas një krosimi nga Besnik Krasniqi.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Ballkani mbetët në vendin e parë me 44 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Llapi që ka një ndeshje më pak dhe e zhvillon nesër ndaj Fushë Kosovës./Indeksonline/