75 Mall Live Search
18:00 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / AR

Akuza ndaj reperit, thuhet se ka përdhunuar një vajzë 17-vjeçare

Reperi i njohur amerikan, Sean Combs ka mohuar zyrtarisht se ai kishte lidhje me një përdhunim në grup për të cilin akuzohet. 

Këtë e shkruan Rolling Stone bazuar në dokumentet gjyqësore të dorëzuara nga reperi dhe sipërmarrësi, transmeton Indeksonline.

Diddy, siç njihet më së miri Combs, thuhet se ka përdhunuar një grua me dy burra të tjerë kur ajo ishte 17 vjeç. Sipas gruas, kjo ndodhi në studion e regjistrimit të Combs në Nju Jork në vitin 2003 dhe i dhanë drogë dhe alkool.

Combs tani zyrtarisht mohon të ketë marrë pjesë apo edhe dëshmitar të një gjëje të tillë./Indeksonline/