75 Mall Live Search
18:32 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / AR

Artistja e famshme shumë shpejt fillon me turin e koncerteve

Këngëtarja dhe aktorja, Olivia Rodrigo, ka festuar dje ditëlindjen e saj të 21-të.

Ajo nga festa që kishte organizuar ka shpërndarë fotografi të shumta. Në fotografitë e publikuara shihet ajo duke pozuar para një ëmbëlsire.

Rodrigo ka qenë e zënë duke bërë prova për turneun e saj të ardhshëm “Guts World Tour”, i cili fillon të premten në Palm Spring  të Kalifornisë.

Albumi i saj me të njëjtin emër u publikua në shtator të vitit  2023, shkruan People.