Messi i jashtëzakonshëm, mbrëmë kaloi edhe lojtarin e shtrirë në fushë

Skuadra e Inter Miamit e ka nisur me fitore sezonin e ri të MLS, pasi mposhti 2:0 Real Salt Lake.
Paraqitje fantastike dhuroi fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi, shkruan Indeksonline
Një video e tij është bërë viral në rrjetet sociale. Messi shihet duke kaluar një lojtar kundërshtar i cili ishte i shtrirë në fushë.
Kujtojmë që në këtë takim, Messi bëri një asist te goli i parë i shënuar nga Robert Taylor./Indeksonline/