Zyrtare: Toni Kroos rikthehet nga pensionimi, luan në Euro 2024

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos është rikthyer nga pensionimi dhe do të jetë i gatshëm për Euro 2024.
Kroos konfirmoi rikthimin e tij në Kombëtaren e Gjermanisë dhe do të jetë i gatshëm ta zhvilloj Kampionatin Europian të fundit në karrierë, shkruan Indeksonline
Kombëtarja e Gjermanisë në grupe do të luajë ndaj Skocisë, Hungarisë dhe Zvicrës.
34-vjeçari gjatë këtij sezoni në La Liga, ka zhvilluar 24 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë shtatë asiste./Indeksonline/