75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / Gj. Sh

De La Fuente mbetet trajner i Spanjës, rinovon kontratën

Luis De La Fuente do të vazhdoj të jetë trajner i Kombëtares së Spanjës.

Ai do të drejtoj Spanjën edhe pas Kampionatit Evropian, deri në Botërorin e vitit 2026, i cili mbahet në në Meksikë, Kanada dhe SHBA, shkruan IndeksOnline.

Organi drejtues i federatës spanjolle të futbollit ka firmousr në fakt propozimin e drejtorit teknik Albert Luque për të rinovuar trajnerin aktual edhe për dy vite të tjera, përtej Kampionatit Europian të qershorit.

De La Fuente morri detyrën si selektor i Spanjës në dhjetor të vitit 2022, duke e zëvendësuar Luis Enriquen./IndeksOnline/