75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Kosova shkëlqen ndaj Irlandës, i nis me fitore Parakualifikueset për Kupën e Botës

Kosova e ka nisur me fitore ciklin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Para tifozëve vendas, në ”Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë”, Kosova shënoi fitore ndaj Irlandës me rezultat 83-76, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti më i dalluar te ”Dardant” ishte Drilon Hajrizi me 20 pikë, i ndjekur nga Dardan Berisha me 19 sosh.

Pas tre ditëve Kosova luan ndeshjen e radhës, në udhëtim ndaj Azerbejxhanit./IndeksOnline/