75 Mall Live Search
15:12 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / G T

“Aguero mund të rikthehet”, e zbulon kardiologu i sulmuesit argjentinas

Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Sergio Aguero mund të rikthehet të luaj futboll.

Aguero njoftoi pensionimin e tij nga sporti më i bukur në planet gjatë vitit 2021 sa ishte pjesë e Barcelonës, shkruan Indeksonline

Gjatë një shfaqje në Twitch, kardiologu i ish-lojtarit të Manchester Cityt dha një lajm të madh për tifozët e Agueros.

“Sergio Aguero ka shumë mundësi të rikthehet në fushë”, u shpreh ai

Aguero u detyrua t’i jap fund aventurës në futboll, pasi iu shfaq një problem në zemër.

Gjasat që 35-vjeçari të rikthehet janë të mëdha, duke e parë avancimin e mjekësisë në këto vitet e fundit./Indeksonline/