Arrestohet qytetari që i dha ryshfet 1000 euro policit Tush Gjini

Inspektorati Policor i Kosovës, më saktësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë njoftuar më herët se të premtën është arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.
Burimet e Indeksonline, pohojnë se bëhet fjalë për Tush Gjini nga komuna e Gjakovës, i cili ishte polic i komunikacionit.
Ai dyshohet se është korruptuar me 1000 euro kesh, për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pa sakta të qytetarëve.
“Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja ka iniciuar procedurë penale edhe ndaj një ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) dhe “Deklarim i rremë” .
IPK-ja ndërkohë ka bërë të ditur se sot është arrestuar edhe qytetari i përfshirë në këtë rast, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
“Veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kurse të dyshuarit i caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro)” thuhet në njoftim të Inspektoratit./Indeksonline/