75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / G T

Gary Neville: Sot fituan fëmijët e Kloppit kundër miliardave

Skuadra e Liverpoolit arriti fitore të madhe në finalen e Carabao Cup, pasi mposhti Chelsean me rezultatin minimal 1:0.

Legjenda e futbollit anglez, Gary Neville dha një deklaratë interesante gjatë komentimit të ndeshjes, shkruan Indeksonline

“Janë fëmijët e Kloppit kundër miliardave të kaltër. Nuk kam asnjë simpati për këtë skuadër (Chelsean)”, u shpreh Neville

Kujtojmë që golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi i Kombëtares së Holandës, Virgil Van Dijk në minutat e fundit të vazhdimeve./Indeksonline/