Kristjan Asllani i asistoi Lautaros për golin rekord në Serie A

Skuadra e Interit është duke fituar me rezultatin 0:4 ndaj Lecce, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Lautaro Martinez, shkruan Indeksonline
Martinez këtë gol e realizoi pas një asisti të bukur nga mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.
Goli i Lautaros ishte i 100-ti në Serie A me fanellën e Interit.
Kujtojmë që 26-vjeçari u transferua te Interi gjatë vitit 2018 nga Racing Club./IndeksOnline/