75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / G T

38-vjeçari hero i Real Madridit, me një supergol ia dhuron tri pikë “Los Blancos”

Skuadra e Real Madridi ka shënuar fitore në javën e 26-të në La Liga, pasi mposhti minimalisht 1:0 Sevillan.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric në minutën e 81’të, shkruan Indeksonline

Modric u inkuadrua në lojë në minutën e 75’të duke zëvendësuar mbrojtësin, Nacho Fernandez.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 65 pikëve në pozitën e parë, tetë pikë më shumë se pozita e dytë, Barcelona (57)./Indeksonline/