75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 26 Shkurt 2024 / k.v

Bastiset një shtëpi në Prishtinë, konfiskohet drogë dhe fishekë

Mbrëmë Policia në Prishtinë ka kryer një bastisje në një shtëpi të dy personave të dyshuar. Bastisjes i ka parapritë një kontroll e veturës së tyre në të cilën policia ka gjetur një sasi të drogës dhe municione.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë,  si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 35 copë fishekë kalibri-7.65 mm. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është në procedurë hetimore ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit do të përgjigjen për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje./IndeksOnline/