75 Mall Live Search
08:41 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / AR

Akuza të rënda/ Fotografi padit babanë e Taylor Swift-it për sulm

Policia australiane ka nisur një hetim ndaj një 71-vjeçari të dyshuar për sulmin ndaj një fotografi. Sipas fotografit, autori i dyshuar është babai i Taylor Swift, i cili ndoqi vajzën e tij në turneun e saj në Sydney. Policia nuk jep detaje për identitetin e të dyshuarit.

Incidenti ndodhi të martën në mëngjes rreth orës 02:30 në Neutral Bay Wharf në metropolin australian. Një fotograf 51-vjeçar, Ben McDonald, u sulmua, transmeton Indeksonline.

McDonald i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai po fotografonte një jaht privat ku Swift ishte në atë kohë. Mësohet se ai është larguar nga rojet e sigurisë dhe më pas është “goditur në fytyrë” nga 71-vjeçari.

Sipas mediave australiane, Swift u nis të martën me avion privat për në Singapor, ku do të vazhdojë turneun e saj botëror./Indeksonline/