Ç’duhet të dish për “efektin flutur”?

Prej kohësh në TikTok po qarkullon një trend që është pagëzuar me emrin “Efekti flutur”, por çfarë përfaqëson ai?
Nga një kërkim i thjeshtë do të kuptosh se ky trend ka të bëjë me shkëmbimin e ndjesive të individëve që kanë provuar sesi është të të ndryshojë jeta përgjithmonë nga një veprim i vogël.
“Nëse nuk do ta kisha dërguar atë mesazh, sot nuk do isha me dashurinë e jetës sime”, tregon dikush.
“Nëse nuk do kisha ndërruar shtëpi, sot nuk do kisha punën e ëndrrave të mia”, thotë një tjetër.
Me pak fjalë, “efekti flutur” përmbledh një ngjarje që ka bërë kthesë në jetën tënde, pasojat e së cilës të ndjekin dhe kanë ndryshuar diçka përgjithmonë.
Pra, për TikTok-un, frymëzimi vjen nga ngjarjet që na vërtetojnë se sa herë mbyllet një derë do hapet një tjetër. Por, si për çdo gjë tjetër, ka dhe nga ata që flasin duke treguar ngjarje negative. Për shembull, ka nga ata që quajnë “efekt flutur” zhgënjimin nga një individ, i cili i ka bërë të mos besojnë askënd tjetër ose një telefonatë që mund të kishte shmangur një aksident.
Si një nga trendet e pakta të TikTok, të cilit mund t’i marrim diçka të mirë, edhe ky i efektit transfomues të fluturës, tregon se nuk jemi vetëm dhe se jeta ka surpriza nga të cilat mësohet dhe ndryshojmë.