Pas 144 vitesh, përfundon ndërtimi i Sagrada Família
Ka qenë një pritje e gjatë, por 144 vjet pasi filluan punimet, Papa Leo XIV ka bekuar kullën qendrore të përfunduar së fundmi të kishës Sagrada Família, në Barcelonë.
Me përfundimin e kullës së Jezus Krishtit, më e larta nga 18 në tempull, bazilika ka arritur lartësinë e saj të plotë prej 172.5 metrash, shkruan The Guardian.
Tani, Sagrada nuk është vetëm kisha më e lartë në botë, por edhe ndërtesa më e lartë e Barcelonës.
Pas një Meshe solemne, Papa, duke folur në spanjisht dhe katalanisht, tha se, më shumë sesa një monument, “kjo bazilikë është një vepër në vazhdim, e cila na kujton se rruga që Krishti na ka treguar është një udhëtim që nuk mbaron kurrë”.
Sagrada është kryevepra e arkitektit Gaudi, q a kushtoi 12 vitet e fundit të jetës së tij punës në të.
Në një kohë kur shumë njerëz në Barcelonë po largoheshin nga feja, Gaudi tha se donte të krijonte një kishë për të gjithë, “një Bibël në gur”, prandaj edhe përshkrimi i njerëzve vendas dhe skenave nga jeta e përditshme midis imazheve më konvencionale fetare.

