Rrahmani festoi me nënën e tij pasi shënoi dy gola mbrëmë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani mbrëmë shënoi dy gola për Rapid Bucurestin ndaj UTA Arad.
Skuadra e Rapidit shënoi një fitore 4:1 në shtëpi, në ndeshjen e javës së 28-të në Liga 1 në Rumani, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, futbollisti kosovar festoi këtë fitore së bashku me nënën e tij.
Ai shënoi dy gola duke çuar numrin në 11-të gjatë këtij sezoni me klubin nga Rumania./Indeksonline/