75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / k.v

Rasti në Krushë të Madhe/ Avokati i vëllezërve Duraku tregon pse u arrestuan klientët e tij (Video)

Dy vëllezërit Bashkim dhe Besnik Duraku, të cilët u përleshen me armë zjarri me Abedin Hasanin e Çlirim Muharremin në Krushë të Madhe të Rahovecit, ndodhen në paraburgim ku Gjykata e Gjakovës ua ka caktuar masën atyre për një muaj, raporton IndeksOnline.

Avokati i dy vëllezërve, Prek Kola, ka thënë për IndeksOnline se Bashkimi e Besniku janë arrestuar me arsyetimin që njeri prej grabitësve është i plagosur.

Ai ka thënë se dy prej grabitësve (Abedin Hasani e Çlirim Muharremi) janë gjetur dhe janë arrestuar bashkë me dy klientët e tij.

Ndërkohë dje nga Gjykata Themelore në Gjakovë u bë e ditur se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për t’ia caktuar masën e paraburgimit një muaj katër të pandehurve ndaj Abedin Hasanit, Çlirim Muharremi, Bashkim dhe Besnik Duraku për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të vrasjes të mbetur ne tentativë dhe mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Para dy ditësh, ekipi i IndeksOnline kishte vizituar familjen Duraku, ku njëri nga familjarët ka rrëfyer se si ka ndodhur rasti./IndeksOnline/

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100093732860600%2Fvideos%2F3756895967871618%2F&show_text=false&width=421&t=0