75 Mall Live Search
12:57 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / S Z

Vitia: Janë paguar ekspertë që nuk dinë as për vete për të trajnuar stafin në fondin e sigurimeve shëndetësore

Ministri i Drejtësisë, Arben Vitia është përgjigjur ndaj replikës së Shemsedin Dreshaj rreth asaj që stafi i fondit të sigurimeve shëndetësore nuk është i aftë sa duhet.

Vitia u pajtua në këtë replikë ku dhe dha argumentin e tij se përse kjo ka ndodhur.

“Ka staf të pa trajnuar, punësime të militantëve, punësime të familjarëve, por a e di se çfarë ka ndodhur profesor? Janë paguar ekspertë për të trajnuar stafin në fondin e sigurimeve shëndetësore, ekspertë të cilët  pastaj janë parë që nuk dinë as për vete dhe është paguar për t’i trajnuar ekspertët për të shkuar për t’i trajnuar stafin e fondit të sigurimeve shëndetësore, por kur këtë e kanë bërë qeveritë e papërgjegjëshme, unë nuk kam fjalë”, u shpreh Vitia.