Cher dhe i dashuri i saj 40 vjet më i ri bëjnë xing në javën e modës në Paris

Cher dhe i dashuri i saj, Alexander Edwards, morën vëmendje me veshjet e njëjta në shfaqjen e Balmain F/W24 gjatë Javës së Modës në Paris të mërkurën.
Këngëtarja në moshën 77-vjeçare, dukej elegante me xhinse blu dhe një korse të zezë që nxirrte në pah belin e saj të hollë.
Për të plotësuar veshjen e saj, Cher zgjodhi çizmet e zeza me taka prej lëkure dhe një xhaketë të zezë.
Për grimin e saj, zgjodhi një pamje delikate që ia theksonte bukurinë, e kompletuar me një buzëkuq rozë që tregonte buzëqeshjen e saj rrezatuese.
Alexander, 38 vjeç, pasqyroi stilin e Cher-it duke veshur gjithashtu xhinse blu me prerje të gjerë.
Ai gjithashtu e kompletoi dukjen me një xhaketë të zezë.
