Bajqinovci: Oksigjeni për shëndetësi blihej në auto-servise

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, gjatë seancës në kuvend është shprehur se mas pakti kanë të drejtë me fol partitë politike më herët për të folur për qeshtjen e sigurimit shëndetësore.
Bajqinovci u shprehë se në qeverisjen e LDK-së PDK-së dhe AAK-së për 15 vjetë asnjë drejtor nuk e ka përfundi manditin si duhet
“Në qeverisjen e LDK-së PDK-së dhe AAK-së për 15 vjetë asnjë drejtor nuk e ka përfundi manditin si duhet. Kanë qenë edhe infektolog drejtorë, infektolog sekretar, edhe ministrat kanë pasur aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kur flasim për sigurime shëndetësore këmi pasur edhe arrestime. Shkarkimin e drejtorëve e kemi pas edhe, ku është fajtor LDK-ja, ju e mbani mend Ali Sadrinë e ka shkarkuar për vjedhë të pronave në QKUK. Kur ka dal kundër për prona menihere eshtë shkarku. Vetëm nëpër stacione policore kanë ndejt sekretarët drejtorët e departamentit dhe ministra. Mas pakti kanë të drejtë me folë partitë politike më herët për të folur për qeshtjën e sigurimit shëndetësore”, ka thënë Bajqinovci.
Bjaqinovci tutje gjatë fjalimit tha se oksigjeni për shëndetësi blihej në auto-servise në Ferizaj.
“Po harroni që oksigjenin e keni blerë në Serbi për 15 vjetë, ose oksigjenin e keni ble ne auto servisa në Ferizaj, në servis të kerreve është ble oksigjeni. Deri në momente kur është ardhë raporti i auditorit me tregu”, tha Bjaqenovci./Indeksonline/