75 Mall Live Search
23:40 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Çohen peshë vllaznia, e çojnë Atletico Madridin te shpija

Atletico Bilbao është finalistja e dytë e Kupës së Spanjës për sezonin 2023/24.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Bilbao mposhti Atletiko Madridin me rezultat të thellë 3-0, duke e eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-0, shkruan IndeksOnline.

Dy vëllezërit Inaki e Nico Williams ishin vendimtar në fitoren e skuadrës baske, duke shënuar nga një gol dhe dhuruan nga një asisit.

Fillimisht Inaki shënoi në minutën e 13-të, pas asistimit të Nicos.

Në minutën e 42-të, vëllau i madh duke asistuar i’a ktheu borxhin të voglit i cili dyfishoi rezultatin.

Golin e sigurisë për Bilbaon e shënoi Gorka Guruzeta në minutën e 61-të.

Në finale, Athletiko Bilbao do të përballet me skuadrën e Mallorcas, aty ku luan sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi./IndeksOnline/