Davis dhe James ndihmojnë Lakersin për të fituar ndaj Wizards

Skuadra e Los Angeles Lakers ka shënuar një fitore të radhës në NBA, pasi mposhti Washington Wizards me rezultatin 134-131 gjatë vazhdimeve.
Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Anthony Davies me 38 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime, shkruan Indeksonline
Davis-in e ndihmoi bashkëlojtari i tij, LeBron James, i cili shënoi 27 pikë, bëri 4 kërcime dhe 8 asistime.
Kurse te skuadra e Wizards më i miri në fushë ishte amerikani, Poole me 34 pikë, 3 kërcime dhe 7 asistime./Indeksonline/