08:06 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

“Reforma” kundërshton uljen e vlerës së bursës studentore

Organizata Studentore “Reforma” sot, para rektoratit të UP-së, do të zhvillojë një aktivitet simbolik për të shprehur kundërshtimin e vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore që ndan UP për studentë të shkëlqyer nga 900 në 500 euro.

Këtë aktivitet simbolik, do ta zhvillojnë disa studentë të Fakultetit të Arteve të Bukura nga Departamenti i Artit Figurativ.

Studentët kërkojnë që bursa të kthehet në vlerë 900 euro.