Digjet një shtëpi në Lipjan

Një shtëpi e pabanuar është djegur në Lipjan, transmeton IndeksOnline.
Rasti është denoncuar në polici të dielën mirëpo koha e djegies ende nuk dihet.
“Një person ka raportuar se i është djegur shtëpia e tij e pabanuar. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, rasti iniciohet zjarrvënie”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionin policor në Lipjan./IndeksOnline/