Parandalohen garat e shpejtësisë, gjobiten 5 shoferë në Prizren (Foto)

Njësia Rajonale e Trafikut në Prizren, bazuar në informacionin e pranuar për dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë.
Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të trafikut dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje dhe më pas janë liruar.
Organizimi i garave të shpejtësisë është një aktivitetet i rrezikshëm dhe i jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do t’i tolerojë dhe do të veprojë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa herë që të ka informacion për organizim të tillë./IndeksOnline/
