Osmani ushtarëve të FSK-së: Çdo ditë po dëshmoni që Adem Jashari jeton në secilin prej jush, amanetin e tij do ta mbroni në çdo pëllëmbë të Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani në ceremoninë e shënimit të 26 vjetorit Epopesë së UÇK-së në Kazermen “Adem Jshari” tha se sa herë vjen marsi, kujtesa kthehet te ditët e lavdis ku në Prekaz u shënua beteja historike.
“Sot është moment i veçantë, vlërsimin e nderimin për familjen heroike Jashari dhe heronjët e martirët e lirisë. Kulla e Jasharajve ishte kosova. Epopeja e Prekazit dhe flijimi i tyre solli ndryshimin”, tha Osmani.
Ndërsa tha se ushtarët e FSK-së se ata çdo ditë po dëshmojnë se Adem Jashari jeton në secilin prej tyre dhe se amanetin e tij do ta mbrojnë në çdo kohë dhe në çdo pëllëmbë të Kosovës.
“Ju me angazhimin tuaj vetëmohues, po dëshmoni në mënyrë konstante se keni mishëruar në personalitetin tuaj vlerat më të larta të besnikërisë respektit dhe integritetit. Po dëshmoni çdo ditë që Adem Jashari jeton në secilin prej jush dhe se amanetin e tij, do ta mbroni në çdo kohë dhe në çdo pëllëmbë të Kosovës”, tha Osmani