75 Mall Live Search
13:59 / E Martë, 05 Mars 2024 / Z S

Sveçla: Vetëmohimi i familjes Jashari 26 vjet më parë themeloi kthesën historike të luftës për liri e drejtësi

Sot shënohet 26 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se qëndresa, guximi dhe vetëmohimi i familjes Jashari 26 vite më parë themeloi kthesën historike të luftës për liri e drejtësi.

‘’Në mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998 dhe për tri ditë me radhë, përballë një aparati të tërë ushtarak të Serbisë, qëndroi dhe luftoi deri në sakrificë familja e lavidshme Jashari.Shaban Jashari me Hamzën, Ademin dhe gjithë familjen deri tek Blerina e vogël 7 vjeçare i dhanë mesazhin më të qartë Serbisë se kjo është toka jonë dhe do të mbrohet deri në vdekje’’, ka shkruar Sveçla.

Lavdi e përjetshme për dëshmorët, më të denjët e historisë sonë, ka shtuar më tutje Sveçla./Indeksonline./