75 Mall Live Search
10:45 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Mosmarrëveshja në trafik përfundon me tentim vrasje

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje rreth orës 18 e 30 minuta në hyrje të qendrës së Janjevës.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë treguar se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik mes të dyshuarit dhe viktimës.

I dyshuari e kishte ndalë veturën dhe i kishte thënë viktimës pse nuk i ka kërkuar falje për gabimin e bërë në trafik dhe menjëherë e kishte nxjerrë nga brezi një armë dhe kishte shtënë në drejtim të viktimës pesë herë.

Viktima ka shpëtuar pa u goditur nga gjuajtjet me armë ndërsa i dyshuari me automjetin e tij BMË ka ikur në drejtim të panjohur nga Janjeva.

Pas marrjes së kësaj informate, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku janë duke e bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa aty është gjetur edhe një gëzhojë e armës.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/