Familja 12 anëtarëshe bëhet me shtëpi të re (Video)
Rruga që të dërgon deri tek shtëpia e familjes Pacolli, mund të kalohet vetëm në këmbë ose me kalë.
E krahas kësaj udhe të vështirë, as kushtet e jetës nuk janë më të mira, për Bashkimin e Vahiden, dhe 10 fëmijët e tyre.
Por e mërkura, ishte dita e fundit që kjo familje e kaloi në këtë shtëpi në periferi të Janjevës, që është gati të rrënohet.
Me rreth 20 mijë euro të mbledhura nga shumë donatorë, këtyre iu ble një shtëpi në zonën e banuar ta fshatit.
Kjo ndihmë e ka gëzuar të zotin e shtëpisë.
Për më shumë ndiqeni videon