Dukagjini dhe Fushë Kosova ndahen në ”paqe”

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 24-të në Superligën e Kosovës, mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.
Pas kësaj ndeshje, Dukagjini renditet në vendin e gjashtë në tabelë me 31 pikë.
Në anën tjetër, Fushë Kosova ka 16 pikë dhe renditet në vendin e nëntë./IndeksOnline/