75 Mall Live Search
20:45 / E Shtunë, 09 Mars 2024 / G T

Kosovarët po e vulosin derbin në Rumani, Krasniqi shënon golin e tretë për Rapidin

Skuadra e Rapid Bucurestit ka shënuar golin e tretë ndaj Steauas së Bucurestit në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën e Rumanisë.

Golin për 3:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan Indeksonline

Krasniqi shënoi pas një asisti nga bashkëlojtari kosovar, Albion Rrahmani.

Kujtojmë që golin e dytë në këtë takim e shënoi pikërisht Albion Rrahmani pas një asisti nga Ermal Krasniqi./Indeksonline/