Skuadra e Serie A shkarkon trajnerin, pasi goditi me kokë futbollistin
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/03/09-opo.jpg)
Klubi italian Lecce, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Roberto D’Aversa pasi që ka goditur me kokë lojtarin e Hellas Veronës Thomas Henryn.
Ky incident ndodhi pas ndeshjes së djeshme, ku të dy u ndëshkuan me karton të kuq, shkruan IndeksOnline.
Lecce lëshoi një deklaratë në të cilën ata “dënuan fuqishëm” veprimet e D’Aversa, duke shtuar se ato ishin “në kundërshtim me parimet dhe vlerat e sportit”.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 për mysafirët, me golin e vetëm që u shënua nga Michael Folorunsho.
D’Aversa, më parë ka drejtuar klubet si Parma, Sampdoria, Virtus Lanciano dhe së fundmi Leccen. /IndeksOnline/
📢 Lecce, Verona maçının ardından rakip takım oyuncusu Thomas Henry'e kafa atan teknik direktör Roberto D'Aversa'nın görevine sona verdiğini açıkladı.pic.twitter.com/KNEGwIp1K5 https://t.co/bAlid8q0Qq
— golvarmi.com (@golvarmi) March 11, 2024