75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 11 Mars 2024 / L K

U nis për të furnizuar marketet me hurma në Istog, shoferi përfundon në spital (Pamje)

Një mjet për transportimin e mallrave është aksidentuar në Tomoc të Istogut. Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme rreth orës 10:10.

Kombi i ngarkuar me hurme ka humbur kontrollin në kthesën e Tomocit, vend i njohur për aksidente në atë zonë.

Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfikësit, ndërsa shoferi është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtejmë./Indeksonline/