75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 14 Mars 2024 / L K

Vazhdon takimi Kurti-Escobar, interesim i madh i mediave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi ende është duke u zhvilluar në kryeministri, ndërsa mediat po vazhdojnë të presin Escobarin nëse do të prononcohet para mediave, ku edhe shihet se ka një interesim të madh, përcjell IndeksOnline.

Ka më shumë se një orë e gjysmë që ky takim ka nisur, ku merr pjesë është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.